Zbulohet fatura, rreth 200 milionë euro detyrime nga arbitazhet për t’u shlyer nga Shqipëria në 2026

Zbulohet fatura, rreth 200 milionë euro detyrime nga arbitazhet për t’u shlyer nga Shqipëria në 2026

Fatura që Shqipëria duhet të paguajë pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit dhe asaj Europiane për të Drejtat e Njeriut ka arritur në mbi 198 milionë euro apo rreth 21 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e kësaj shume, që deri në shtator të këtij viti përllogaritet në mbi 181 milionë euro duhet të shkojë për të dëmshpërblyer kompanitë, kontrata me të cilat është prishur në mënyrë të padrejtë nga shteti Shqiptar. Mbi 71 milionë euro janë tashmë për shkak të vendimeve të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër janë në proces.  Çështjet që përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj fature janë për gjyqet e humbura me biznesmenin italian, Becchetti ajo e kompanive “Copri dhe Actor”, “GBC Oil Company” dhe “Phoenix Petrolum”, shkruan A2 CNN.  Pjesa tjetër e faturës gati 200 milionë euro...