Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Drejtësia më shumë para në 2026-ën/ KLGJ 12 milionë euro më tepër! Më shumë para edhe për SPAK, vlera e akorduar….
Sa i përket institucioneve të drejtësisë, thuajse të gjitha kanë një buxhet më të lartë. Rritjen më të madhe e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor me gati 12 milionë euro më shumë, duke marrë për vitin 2026 gjithsej 68 milionë euro. Edhe SPAK merr një buxhet më të madh për vitin 2026. Prokuroria e Posaçme do të ketë në dispozicion 21 milionë euro nga 18.8 milionë që kishte vitin e kaluar. Rritje të vogël kanë edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP, ndërsa Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, ILD dhe KPA do të marrin më pak para.