Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

Nëntori sjell shumë produkte, që nga lakra gjithë vitamina që na vjen nga zona e Lushnjës, tek ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Jugut që na shoqërojnë në sallata e meze. Nga panxhari i kuq i zonës së Maliqit tek kërpudhat e shkëlqyera që rriten në të egër në Tropojë. Dhe si për t’u ëmbëlsuar pak, disa mandarina dhe agrume nga Xarra, Borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete. Panxhari i kuq Panxhari ka jo vetëm një pamje të bukur, duke qenë se kanë një ngjyrë të fortë të kuqe që shkëlqen si asgjë tjetër, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën. Nëse hyn tek kategoria e atyre që nuk e fusin në gojë panxharin, bëni mirë...