Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
A mbaruan reshjet e shiut? Moti për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodh
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.