Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“E ndjemë si tërmet”/ Shpërthimi me tritol në Kuçovë, banorët reagojnë të tmerruar: M’u duk si gjëmim
Një sasi tritoli është hedhur në një auto-sallon makinash me qira në lagjen “Postobllok” në Njësinë Administrative Perondi në qytetin e Kuçovës. Banorët e përshkruajnë shpërthimin tejet të fuqishëm, duke shkaktuar efektet e një tërmeti. “M’u duk si gjëmim. Isha në gjumë. Ishte ora 01:30-02:00. U ndje me thënë të drejtën”,- tha një banor. “E ndjemë si tërmet. Tritoli ishte shumë i rëndë. Ishte rreth orës 2. Menduam se ishte tërmet dhe dolëm përjashta. Unë për vete i njoh për njerëz të mirë”,- u shpreh një banore e zonës. “Nuk e mbaj mend si orë por e ndjeva dhe u tremba. M’u duk si tëmet, i thashë nuses tërmet. I njoh për njerëz të mirë”,- u shpreh një tjetër banor.