Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Masakër në Sudan/ Sulm me dron gjatë një funerali, të paktën 40 të vrarë
Të paktën 40 persona janë vrarë në Sudan, në një sulm me dron që kishte në shënjestër një funeral që po zhvillohej jashtë qytetit të kontrolluar nga ushtria, el-Obeid, në shtetin e Kordofanit të Veriut. Sulmi ndodhi të hënën, ndërsa të afërmit ishin mbledhur në një tendë mortore. Zyrtarët dhe aktivistët fajësuan Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për sulmin, ndërsa grupi paraushtarak ende nuk ka reaguar. Sipas raporteve, shumë nga viktimat humbën jetën para se të arrinin në spitalin e el-Obeid. Luftimet janë intensifikuar në këtë zonë të pasur me naftë, dhe rreth 20 mijë persona janë zhvendosur javën e kaluar drejt el-Obeid pasi RSF mori kontrollin e qytetit Bara, rreth 30 kilometra në veri. Pas marrjes së el-Fasherit, janë raportuar vrasje masive, dhunë...