Publikohet buxheti për vitin 2026/ Nga ministritë tek pushteti vendor, kush do të përfitojë më shumë

Publikohet buxheti për vitin 2026/ Nga ministritë tek pushteti vendor, kush do të përfitojë më shumë

Është depozituar ne Kuvend projektbuxheti për vitin 2026. I konsideruar si buxheti më i madh në histori për 2026 kap vlerën e 9.2 miliardë eurove. Ky buxhet pritet të diskutohet në Komisionet parlamentare. Buxheti i përgjithshëm parashikohet të arrijë në 8.8 miliardë euro. Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ. Ndërsa shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ. Raporti midis të ardhurave dhe shpenzimeve ka krijuar një deficit prej 63 miliardë lekësh. Për ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale është parashikuar një buxhet prej 82.5 miliardë lekësh nga 80.7...