Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“BE duhet ta trajtojë këtë problem seriozisht”/ Presidenti i Bullgarisë Radev, thirrje: Serbia mund të kërcënojë…
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i marrë shumë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës doktrinë e botës serbe, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim serioz për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Ballkani Perëndimor është një pikë kritike e sigurisë që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev më 1 nëntor, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rreziqet që paraqet projekti “Bota Serbe” dhe se si kjo iniciativë nga Beogradi ndikon në sigurinë në rajon, raporton EUalive. “Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë problem shumë më seriozisht. Është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme edhe për ne”, shtoi Radev. Raportuesi i Parlamentit Evropian...