8.8 miliardë euro! Shteti ndan paratë, pjesa më e madhe u shkon pensionistëve, si do shpërndahen paratë e mbetura

8.8 miliardë euro! Shteti ndan paratë, pjesa më e madhe u shkon pensionistëve, si do shpërndahen paratë e mbetura

Qeveria ka miratuar këtë të martë projektbuxhetin e ri për vitin e ardhshëm, i cili është programuar në vlerën 886.8 miliardë lekë. Ndërkohë që fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 1 653 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 10 000 milionë lekë.Ndërsa fondi pёr rimbursimin e medikamenteve nuk e tejkalon tavanin prej 13 500 milionë lekësh. Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave. Rama ditën e sotme deklaroi se nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten muaj pas muaji, përveç indeksimit vjetor. “Pensioni urban në vite të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë; Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë; Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë; Pensioni familjar...