Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sejko takon misionin e FMN: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme. Inflacioni pranë objektivit dhe sektori bankar i fortë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit. Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë; si dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit. Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më...