Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Drogë dhe armë, aksion në Elbasan
Katër persona u arrestuan dhe dy të tjerë u proceduan penalisht nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit.Operacioni i koduar “Terreni”, i finalizuar sot, goditi grupin e të rinjve që ishte dedikuar kryesisht në shitjen e hashashit në doza, teksa si provë përveç drogës u sekuestrua edhe një armë e ftohtë. Policia vendore tha se aksioni u nda në tre raste të ndryshme të goditjes së aktivitetit të paligjshëm. Në rastin e parë u arrestuan O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, u gjet sasi kanabisi e ndarë në doza dhe gati për shitje. I katërti u prangos G. M., 36...