Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Marrëdhënie biznesi – mbështetur mbi respektin e ndërsjelltë
Ambasadori kinez në ShBA Xie Feng e vlerësoi takimin ndërmjet krerëve të shtetit të Kinës e ShBA-së në Busan të Koresë së Jugut për përcaktimin e kursit të duhur të marrëdhënieve kino-amerikane, duke u bërë thirrje qarqeve amerikane të biznesit të shfrytëzojnë mundësinë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Ambasadori i tha këto në një videofjalim të mbajtur të hënën në Konferencën dhe Darkën e Biznesit Kinez 2025 të Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë (USCBC). Të dyja palët duhet t’i zhvillojnë marrëdhëniet në bazë të parimeve të respektimit të njëra-tjetrës, të bashkëjetesës paqësore, të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, si edhe të moskrijimit të konflikteve e konfrontimeve, theksoi përfaqësuesi i diplomacisë kineze në SHBA. Ambasadori Xie Feng shtoi se përparësia kryesore është të zbatohet konsensusi ndërmjet dy liderëve në takimin e tyre në Busan dhe marrëveshjet e arritura gjatë bisedimeve ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA...