Pr.buxheti 2026/ 8.8 miliardë euro, 100 mln euro për pensionet! Ja sa shkojnë për rimbursimin e ilaçeve, indeksimi i pagave…

Pr.buxheti 2026/ 8.8 miliardë euro, 100 mln euro për pensionet! Ja sa shkojnë për rimbursimin e ilaçeve, indeksimi i pagave…

Me një buxhet prej 8.8 miliardë eurosh, qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale dhe investimeve publike. 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro.  Të ardhurat e planifikuara kapin vlerën e 823 057 milionë lekëve, shpenzimet 886 764 milionë lekë, ndërsa deficiti buxhetor parashikohet 63 707 milionë lekë. Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me 123 milionë eurot e këtij viti.  Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë...