Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias Sipas raportit vjetor të Komisionit Evropian, institucionet shqiptare kanë bërë progres të kufizuar në arritjen e standardeve të BE-së për lirinë e shprehjes, ndërsa vendi mbetet në një nivel të moderuar përgatitjeje në këtë sektor të rëndësishëm të të drejtave themelore. Megjithëse aktorët e shoqërisë civile dhe të akademisë u përfshinë në një proces dialogu me qeverinë, duke dhënë rekomandime konkrete për përmirësimin e lirisë së shprehjes dhe të medias në vend, qeveria shqiptare ka bërë progres të kufizuar drejt reformimit të sektorit, nënvizon Komisioni Evropian në raportin e tij vjetor mbi Shqipërinë. “Situata mbetet kryesisht e pandryshuar, me pavarësinë dhe pluralizmin në media të ndikuar nga mbivendosja e interesave politike dhe atyre të biznesit,...