Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Bipolariteti social dhe kulturor në romanin “Mona” të Jusuf Buxhovit
Jusuf Buxhovi Nga Kaltrina BerishaRomani Mona i autorit Jusuf Buxhovi është botuar në qershor të vitit 2020, por që si kohë të përfundimit të veprës autori e konkretizon marsin e po të njejtit vit. Duke u nisur nga rrethanat sociale të kohës, theksojmë se një vit më parë, konkretisht në vitin 2019 në botë ishin raportuar rastet e para me virusin më të ri të quajtur covid-19, e që pak javë më vonë mori statusin e pandemisë. Pandemi kjo që përfshiu edhe Kosovën si pjesë të botës, ndërsa brenda Kosovës autori specifikon Gjakovën me rrethinë, si qendër e qytetërimit e që bëhet edhe objekt i karantinimit. Gjakova, konkretisht Dushkaja del të jetë toposi i veprës, e që si trilogji ndërlidhet nga idetë e motivet edhe...