Pezullohet hetimi kundër Dodikut dhe të tjerëve për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës

Pezullohet hetimi kundër Dodikut dhe të tjerëve për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, të cilët dyshoheshin për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës, iu konfirmua Radios Evropa e Lirë më 4 nëntor. Arsyeja për pezullimin e hetimit, siç iu tha REL-it, është se “nuk ka prova të mjaftueshme që të dyshuarit kanë kryer vepër penale”. Vendimi për pezullimin e hetimit do të thotë se nuk do të ngrihet asnjë aktakuzë. Ai vjen disa ditë pasi Dodik dhe partnerët e tij politikë e biznesorë u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Lënda u krijua në fillim të vitit, pasi Kuvendi...