Bosnje dhe Hercegovinë, pezullohen hetimet dhe bien akuzat kundër Dodikut e të tjerëve për sulm ndaj rendit kushtetues nga Republika Sërpska

Bosnje dhe Hercegovinë, pezullohen hetimet dhe bien akuzat kundër Dodikut e të tjerëve për sulm ndaj rendit kushtetues nga Republika Sërpska

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç, dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç, të cilët dyshoheshin për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës. Lajmi iu konfirmua Radios Evropa e Lirë sot, më 4 nëntor. Arsyeja për pezullimin e hetimit, është se “nuk ka prova të mjaftueshme që të dyshuarit kanë kryer vepër penale”. Vendimi për pezullimin e hetimit do të thotë se nuk do të ngrihet asnjë aktakuzë. Ai vjen disa ditë pasi Dodik dhe partnerët e tij politikë e biznes u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Lënda u krijua në fillim të vitit, pasi Kuvendi i Republikës...