Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Më jep paratë’/ 6 persona shantazhonin një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, arrestohet një nga autorët
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Pretendimi”. Kanosën dhe shantazhuan një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash që pretendonin se këta shtetas ia kishin borxh, identifikohen 6 autorët e dyshuar (3 prej tyre vëllezër). Vihet në pranga 1 prej tyre, procedohen penalisht 4, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohet 1 automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se një 29-vjeçar dhe familjarët e tij po kanoseshin për dhënien e një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të...