Progres-raporti vlerëson reformat: SPAK me rekorde kundër korrupsionit, kujdes polarizimin politik

Progres-raporti vlerëson reformat: SPAK me rekorde kundër korrupsionit, kujdes polarizimin politik

Shqipëria ka bërë përparime në disa sektorë gjatë këtij viti, vlerëson Bashkimi Europian. Duke e cilësuar si një kohë të përshtatshme për të vijuar me procesin e negociatave dhe mbylljen e grupkapitujve, në dokumentin e progres-raportit për vitin 2025, kryefjalë mbetet reforma në drejtësi e cila është parë pozitivisht edhe këtë vit. BE vendos nota të larta ndaj punës së SPAK duke theksuar se ka përparuar qartë në luftën kundër korrupsionit.Lexo edhe :Related Posts Komisioni Europian: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka forcuar rezultatet e saj pozitive dhe ka krijuar një rekord solid në ndjekjen e korrupsionit në nivele të larta, përfshirë rastet me zyrtarë dhe politikanë të rëndësishëm. Megjithatë, korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm. Kuadri institucional për...