Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
I rikthehet diplomacisë pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Komisioni i Jashtëm miraton me konsensus Ermal Dredhën si ambasador në Zvicër
Komisioni i Punëve të Jashtme miratoi me konsensus propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha si ambasador i ardhshëm i Shqipërisë në Zvicër dhe në principatën e Litenshtenjit. Më parë Dredha shërbeu ka mbajtur postin e kryetarit e ambasadori të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2016-2023, e nga viti 2023 deri në shtator të këtij viti ai mbajti postin e kryebashkiakut të Vlorës, para se te jepte dorëheqjen. Në Komisionin për Politikë të Jashtme, mazhoranca dhe opozita u shprehën me superlativa për marrëdhëniet Shqipëri–Zvicër dhe për ambasadorin e ri në Bernë, Ermal Dredha. Pas miratimit me konsensus nga palët në komision, Dredha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke shkruar se është mirënjohës për besimin dhe mundësinë...