Berisha nuk heq drejtuesit politikë që humbën: Pranova dorëheqjen e Leskajt në Vlorë, por…

Berisha nuk heq drejtuesit politikë që humbën: Pranova dorëheqjen e Leskajt në Vlorë, por…

I pyetur për dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues i qarkut politik të Vlorës, Berisha u shpreh se e pranoi këtë. Ai u shpreh se Leskaj gjithsesi do të vazhdojë të japë kontributin e tij, por jo më si drejtues politik i qarkut. “Është e vërtetë. Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen dhe unë ja pranoj dorëheqjen. Nuk kam koment për sa kohë ai e ka bërë publike. Unë e pranoj dorëheqjen Sugjerimi i tij është sugjerimi i tij. Por si hap unë këtë deklaroj. Ai do japë kontributin e tij, natyrisht jo si drejtues qarku”, tha Berisha.