Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
KE për Shqipërinë: Ikja vazhdon!
Komisioni Evropian ka publikuar progresraportin për Shqipërinë, ku vë në dukje se emigrimi i të rinjve dhe informaliteti në tregun e punës mbeten probleme të mëdha për vendin. Në raport theksohet se “punësimi informal vazhdon të jetë një problem i madh, me shumë punëtorë që nuk kanë kontrata formale, sigurime shoqërore dhe mbrojtje ligjore.” Sipas BE-së, mos raportimi i pagave reale është i përhapur, gjë që dëmton sistemin e pensioneve dhe ul besimin në tregun e punës. Një tjetër pikë kritike është emigracioni i vazhdueshëm i të rinjve dhe punëtorëve të kualifikuar, që, sipas raportit, “përkeqëson mungesën e fuqisë punëtore në sektorët kyç dhe kontribuon në një ikje të trurit”. Komisioni vëren gjithashtu se politikat aktive të tregut të punës janë të pamjaftueshme, duke penguar...