Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare
Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dick Cheney, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, sipas një deklarate të bërë publike nga familja e tij. Cheney ishte pjesë e administratës republikane të ish-presidentit George W. Bush, ku shërbeu si nënpresident nga viti 2001 deri në vitin 2009. Ai konsiderohet një nga figurat qendrore të pushtimit të Irakut në vitin 2003 nga SHBA dhe aleatët e saj, si dhe një nga zërat më të fuqishëm të “luftës kundër terrorizmit” pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Para kësaj periudhe, Cheney kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë amerikane. Ai shërbeu si sekretar i Mbrojtjes gjatë presidencës së George H. W. Bush (1989–1993), ndërsa në vitet 1970 ishte shef i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së...