Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Berisha u bën apel qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të organizohen protesta të fuqishme kundër Edi Ramës, teksa e quajti kryeministrin “hajdutin kryesor”. Ai tha se “rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi”. “E njëjta kompani turke është kompania e aeroportit të Vlorës. Përpiqet ta mbyllë, por aeroporti i Vlorës, për qytetarët shqiptarë, është akoma më i rëndë për taksapaguesit shqiptarë se tuneli i Llogarasë. Sepse në aeroportin e Vlorës, Edi Rama ka firmosur kontratën që do i paguajë vetes së tij, gjoja Pacollit, 140 milionë euro 10 vitet e para për biletat e munguara. A ka krim më të shëmtuar se ky? Në një kohë kur aeroporti për 10 vitet e para mund të ndërtohej me një të...