Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shuhet në moshën 84-vjeçare ish zv.Presidenti amerikan Dick Cheney
Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Siç shkruan BBC, lajmi u bë i ditur nga familja e tij. Cheney ishte pjesë e administratës republikane të ish-presidentit George W. Bush. Ai ishte një figurë qendrore në pushtimin e Irakut në vitin 2003 nga SHBA dhe forcat aleate. Një veteran i Shtëpisë së Bardhë dhe figurë qendrore në “luftën kundër terrorizmit” Dick Cheney ishte nënpresident i Presidentit republikan George W. Bush nga viti 2001 deri në vitin 2009. Ai gjithashtu shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes nën presidencën e George Bush Sr., nga viti 1989 deri në 1993. Para kësaj, Cheney ishte Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Gerald Ford në vitet 1970, përpara se të kalonte...