Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Integrimi në BE| Marta Kos: Shqipëria ka bërë një progres të admirueshëm, Mali i Zi vendi më i realizuar…
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate për vitin 2025, ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me përparimin më të dukshëm në procesin e integrimit evropian. “Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë qeveritare, të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në nëntor hapet grupkapitulli i fundit. Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit.”, tha Kos për Shqipërinë. Ndërsa sa i përket Malit të Zi, tha se është “vendi më i realizuar” në këtë drejtim, por “mbeten ende përpara disa reforma për t’u realizuar”. Gjatë fjalës së saj, Kos komentoi edhe situatën në vendet e tjera kandidate...