Refleksion për këngën fituese në Festivalin “Luleborë”

Refleksion për këngën fituese në Festivalin “Luleborë”

“Ta dish” nën interpretimin e këngëtarit Glerdit Trumetaj,  me tekst dhe muzikë të autorit Leon Lekaj, pruri diçka të re në kohët e vështira, në të cilat arti i vërtetë kërkon me ngulm mbijetesën. Nuk dua të ndalem gjatë as në kurorëzimin me çmimin e parë, e as në performancën e këngëtarit, apo gjykimin e drejtë të jurisë, sepse sipas mendimit tim, kjo këngë, që në dëgjimin e parë, do të ishte fituese. Nga Aleksander Paloli Pse këmbëngul për këtë?  E para, sepse në poezinë e saj, lexohet qartë malli për vendlindjen,  shkruar nga Leon Lekaj, që lindi dhe u edukua në një familje me tradita të njohura artistike i cili, siç thotë G. Krasniqi, është “…një poet që ka hyrë në letërsi nga dera e duhur”. Zgjedhja...