“Qeveria vazhdoi të tregojë angazhimin për integrimin në BE”, raporti i Brukselit: Institucionet shqiptare kordinuan me sukses hapjen e pesë kapitujve të negociatave

“Qeveria vazhdoi të tregojë angazhimin për integrimin në BE”, raporti i Brukselit: Institucionet shqiptare kordinuan me sukses hapjen e pesë kapitujve të negociatave

Raporti i Komisionit Europian vlerëson pozitivisht qeverinë shqiptare në negociatat me Brukselin për anëtarësimin në BE. Në faqen 4 të raportit vihet theksi te hapja e pesë nga gjashtë kapujt e anëtarësimit. Pjesë nga raporti Qeveria vazhdoi të tregojë angazhimin e saj për integrimin në BE. Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një qeveri e re mori detyrën në shtator 2025. Ndarja e përgjegjësive midis qeverisjes lokale dhe qendrore mbetet një çështje. Organet përgjegjëse të Shqipërisë për procesin e integrimit në BE janë në funksion. Ato koordinuan me sukses pozicionet kombëtare, duke çuar në hapjen e negociatave për pesë nga gjashtë grupimet tematikë gjatë periudhës së raportimit. Ekspertiza për integrimin në BE, planifikimi dhe mekanizmat ndërinstitucionalë do të duhet të forcohen më tej për të...