‘Tuneli i Llogarasë, mashtrim korruptiv i Ramës dhe Ballukut’, Berisha: Ja si u anulua tenderi i parë

‘Tuneli i Llogarasë, mashtrim korruptiv i Ramës dhe Ballukut’, Berisha: Ja si u anulua tenderi i parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar një akt korruptiv projektin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ai tha se Rama ka marrë pjesën më të madhe të eurove, ndërsa shtoi se vlera e kësaj vepre është 90 mln euro më shumë. “Kumbullat dhe dardhat i han Ramat, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa. Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aferat e Ramës. Lubi Balluku është vetëm masha e tij për këtë aferë që u ka kushtuar shqiptarëve 90 mln euro më shumë se ishte parashikuar. Rama ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë dhe shpalljen fituese të kompanisë turke, me 50 mln më shumë se kompania shqiptare”, tha ai.