Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Albin Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës
                            Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sot, 4 nëntor, Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër të Kosovës. “Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbrëmë”, tha kreu i LVV-së, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Ai iu referua postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, ku Konjufca ishte caktuar në ekzekutivin e propozuar nga Kurti më 26 tetor – por që nuk mori mbështetjen e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo mbledhje e LVV-së vjen vetëm një ditë para se të kalojë afati 10-ditor i presidentes Vjosa Osmani, për t’i dhënë dikujt mandatin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës apo për të shpallur zgjedhje të reja. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir...