Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpjeguar këtë të martë, më 4 nëntor, se si do ndahen paratë që ky dikaster do të marrë, përmes ndryshimeve që janë bërë përmes Aktit Normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2025. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu shkruan: “Akti Normativ i jep Buxhetit të Mbrojtjes 2025 mbështetjen e duhur për të forcuar kapitalin njerëzor dhe gjithë kapacitetet operacionale, për të nisur prodhimin e armatimit, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake ‘MADE IN ALBANIA;, si dhe për të financuar projektet në infrastrukturën kritike.” Sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili shpjegoi një ditë më parë detajet e ndryshimeve gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, në kuadër të rishikimit të tretë të buxhetit të shtetit për këtë vit,...