Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Raporti i KE: TikTok vijon të jetë aktiv në Shqipëri përpos vendimit të qeverisë
                            TikTok vijon të jetë aktiv në Shqipëri pavarësisht vendimit të qeverisë në mars të këtij viti për ta pezulluar atë. Kjo thueht në progres-raportin e Komisionit Europian për vendin tonë, sipas të cilit platforma është e aksesueshme në të gjithë vendin “Në mars 2025, qeveria vendosi të pezullojë aksesin në një platformë të madhe të rrjeteve sociale në të gjithë vendin për 12 muaj, me arsyetimin e mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtje të dëmshme. Megjithatë, megjithëse nuk u bë ndonjë njoftim formal për heqjen e bllokimit, platforma është e aksesueshme në të gjithë vendin pas një marrëveshjeje për të siguruar filtra ndaj gjuhës së urrejtjes në gjuhën shqipe”. Por raporti thekson se kapacitetet për sigurinë kibernetike të mediave mbeten të dobëta. Gjatë periudhës raportuese u...