Këmba diabetike, 1800 persona në Shqipëri janë prekur për shkak të diabetit të pa kuruar

Këmba diabetike, 1800 persona në Shqipëri janë prekur për shkak të diabetit të pa kuruar

Në Shqipëri janë 100 mijë paciente me diabet të cilët marrin trajtim, por kjo shifër është shumë më e lartë, pasi shumë të tjerë nuk e dinë që e kanë. 1,800 paciente janë të prekur nga këmba diabetike për shkak se kjo sëmundje ose nuk është kuruar si duhet, ose është kapur vonë, pasojat e së cilës mund të shkojnë deri në humbje të këmbës. Mjekët endokrinologë shprehin shqetësim për mungesën e specialistëve për trajtimin e këmbës diabetike. Mjeku endokrinolog, Prof. Dr. Florian Toti, thotë: “Mungojnë edukatorët e diabetit. Roli i podologut është shumë i rëndësishëm për të zbuluar ata persona që janë me rrezik të lartë për këmbën diabetike. Këta persona janë trajnuar që të kujdesen edhe për plagët e këmbës diabetike. Ky është një...