I akuzuar për sabotimin e Nord Stream, ukrainasi i burgosur në Itali në fillon grevë urie kundër ekstradimit në Gjermani

I akuzuar për sabotimin e Nord Stream, ukrainasi i burgosur në Itali në fillon grevë urie kundër ekstradimit në Gjermani

I dyshuari ukrainas i ndaluar në Itali në rastin e sabotimit të tubacionit Nord Stream ka hyrë në grevë urie kundër transferimit të tij në Gjermani. Muajin e kaluar, një gjykatë apeli italiane në Bolonjë urdhëroi transferimin e të dyshuarit, i cili u identifikua si Serhii K, në Gjermani, duke konfirmuar një vendim të mëparshëm që kishte lëshuar muajin e kaluar. Megjithatë, ish-oficeri ukrainas aktualisht mbahet në një burg italian të sigurisë maksimale në pritje të një seance të mëtejshme dëgjimore në Gjykatën e Kasacionit, e cila pritet të zhvillohet pas rreth një muaji. “Që nga 31 tetori, SK ka refuzuar të hajë, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tij themelore”, tha avokati i tij, Nicola Canestrini. Ai kërkon ushqim të përshtatshëm, një mjedis...