Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Studimi: Dritat e forta gjatë natës rrisin rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru
                            Një studim i ri tregon se ekspozimi ndaj ndriçimit të fortë artificial gjatë natës mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të trurit. Studiuesit zbuluan se ndotja nga drita pas errësirës lidhet me aktivitet më të lartë të stresit në tru, inflamacion të arterieve dhe rrezik më të madh për sëmundje kardiovaskulare. Kjo është hera e parë që përdoren skanime të trurit dhe imazhe satelitore për të treguar një "rrugë biologjike" që lidh ndriçimin gjatë natës me sëmundjet e zemrës. Sipas dr. Shady Abohashemit nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts-it dhe Harvard Medical School, ndotja nga drita, ashtu si ajo nga ajri apo zhurma, mund të ndikojë tek enët e gjakut përmes stresit nervor. Studimi përfshiu 466 të rritur me moshë mesatare...