Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot u takua me ish-kryetarët e shtëpisë ligjvënëse, respektivisht Tito Petkovskin, Savo Klimovskin, Nikolla Popovskin dhe Trajko Veljanoskin.  Ndërsa siç shihet nga pamjet, mungon Talat Xhaferi. Gashi, në një postim në Facebook thekson se ky ishte një takim i veçantë, i pari i këtij lloji, me karakter institucional, ku kanë ndarë përvoja dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Kuvendit si një institucion i rëndësishëm i shtetit. Kryetari Gashi informoi se në takim u propozua të krijohet një këshill joformal ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik. “Biseduam për reformat dhe proceset që kanë për qëllim ta bëjnë Kuvendin më të pavarur, më transparent dhe më efikas në kryerjen e funksioneve të tij. U pajtuam që...