Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Ilir Meta apelon kundër masës së sigurisë, Gjykata e Lartë regjistron kërkesën
                            Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për kundërshtimin e masës së sigurisë. Rekursi është regjistruar më 3 nëntor, ndërsa përmes shortit është caktuar gjyqtari relator Ilir Panda. Kjo kërkesë vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e Metës, duke refuzuar kundërshtimin ndaj masës së sigurisë. Me këtë lëvizje, ish-presidenti synon që të shqyrtohet sërish vendimi në instancën më të lartë gjyqësore të vendit.