Burimi: 
								Shkodraweb.com
								
							
                                    Foto © Shkodraweb.com                                
                            Favorizuan ndërtime pa leje në Vau Dejës, Gjykata e Shkodrës cakton masa sigurie për policin dhe 3 inspektorët…
                            Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për një punonjës policie dhe 3 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Shkodër. Efektivi Anton Ademaj me inspektorët D. Ll, J. H., dhe M. L., të gjithë të punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, kanë favorizuar ndërtime pa leje që po zhvilloheshin nga disa persona në mënyrë të paligjshme. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin...