Ilir Meta nuk heq dorë, kërkesë në Gjykatën e Lartë për lirimin nga burgu

Ilir Meta nuk heq dorë, kërkesë në Gjykatën e Lartë për lirimin nga burgu

ilir meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest në burg". Burime bëjnë me dije se kërkesa është regjistruar në datën 3 nëntor, ndërsa sipas shortit, Ilir Panda do të jetë relator i çështjes. Rekursi i Metës vjen pak ditë pasi u rrëzua ne gjykatën e Apelit të Posaçëm. Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja...