180 milionë euro detyrime/ Reagon kreu i KLSH

180 milionë euro detyrime/ Reagon kreu i KLSH

Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu ka bërë publike disa fatura financiare, që sipas tij kanë dalë nga kontrollet audituese. Në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe atë për Ekonominë, Shehu u ndal tek stoku i detyrimeve të prapambetura për çështjet gjyqësore. Ai tha se ky stok deri në fund të 2024 rezulton të jetë 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë. Sipas Shehut, “detyrimet faktike dhe kontigjente për vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut raportohen në vlerën 18 milionë euro, që i takon 10 vendimeve që janë në trajtim në afatin...