Aksident në një subjekt mineral në Martanesh, humb jetën administratori

Aksident në një subjekt mineral në Martanesh, humb jetën administratori

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Theknës në Martanesh. Policia njofton se për pasojë ka humbur jetën administratori 62-vjeçar në këtë subjekt. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar. Bulqizë / Informacion paraprak Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes....