Favorizuan ndërtimet pa leje, Gjykata e Shkodrës cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për efektivin dhe 3 punonjës të IMT

Favorizuan ndërtimet pa leje, Gjykata e Shkodrës cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për efektivin dhe 3 punonjës të IMT

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për një punonjës policie dhe 3 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Shkodër. Efektivi Anton Ademaj me inspektorët D. Ll, J. H., dhe M. L., të gjithë të punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, kanë favorizuar ndërtime pa leje që po zhvilloheshin nga disa persona në mënyrë të paligjshme. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. “Shkodër – AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal...