Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Shkoi për kontroll në galeri, ndërron jetë administratori i minierës në Martanesh
                            Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh ku administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë. 62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë teksa në rrethana ende të paqarta është aksidentuar dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Në vijim, policia ka shoqëruar në polici disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. “Bulqizë / Informacion paraprak Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur...