Serbia po i afrohet kulmit, telashet nuk marrin fund as me largimin e Vuçiçit, ja lëvizja e BE-së që mund ta fundosë

Serbia po i afrohet kulmit, telashet nuk marrin fund as me largimin e Vuçiçit, ja lëvizja e BE-së që mund ta fundosë

Marsela SHYTIA Një ngjarje dramatike shpërtheu në 1 nëntor para Asamblesë Kombëtare të Serbisë, kur qytetarët, të cilët u mblodhën në mbështetje të një nëne që ka nisur një grevë urie pas vdekjes së djalit të saj nga shembja e një tende, u përplasën me mbështetësit e presidentit Aleksandër Vuçiç. Ky incident ka nxjerrë në pah tensionet e thella politike që po tronditin Serbinë, me ish-zyrtarët e lartë të vendit dhe analistët ndërkombëtarë që paralajmërojnë për pasoja të rënda për stabilitetin e vendit dhe procesin e tij të integrimit në Bashkimin Evropian. Në mes të kësaj kaosi politik, kritikët po e përshkruajnë presidentin Vuçiç si një figurë që ka nxitur ndarjen e shoqërisë serbe dhe ka mbyllur çdo mundësi për një integrim të vërtetë në...