Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Kush gënjen për raportin financiar të 11 majit? PL: I dhamë Berishës 70 mijë euro! PD: I morëm 150 mijë euro
                            Në raportet e dorëzuara nga PD dhe Partia e Ilir Metës, bie në sy një mospërputhje prej 80 mijë eurosh. PL ka deklaruar se ka bërë vetëm një pagesë 70 mijë euro për Partinë Demokratike për mitingje të përbashkëta, si udhëheqëse e koalicionit, e kjo konfirmohet edhe në raportin e PD-së. Kjo transfertë bankare është bërë më 7 maj, pak ditë para zgjedhjeve. Por PD, gjithashtu ka deklaruar edhe një pagesë tjetër, prej 80 mijë eurosh, nga partia e Metës, tek e Berishës. Kjo pagesë është depozituar në bankë, më 7 gusht, pas zgjedhjeve. Njëra prej partive, ose PD ose PL, rezulton se ka bërë një deklarim të rremë në KQZ. Gjithësesi, PD ka mbledhur para nga të gjithë aleatët të cilët garantuan një mandat...