Burimi: 
								Fieriweb.com
								
							
                                    Foto © Fieriweb.com                                
                            “Burri im u vra me thikë para syve të vajzës sonë” – rrëfimi tronditës i bashkëshortes së 42-vjeçarit të vrarë në Kalanë e Beratit
                            Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Beratit, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra me thikë në Kalanë e qytetit, ka marrë një tjetër dimension pas dëshmisë së bashkëshortes së tij, Vjola Haxhia. Ajo rrëfen me dhimbje momentet e fundit të jetës së bashkëshortit, i cili u godit për vdekje nga Kristo Mema, pas një debati absurd rreth një kali.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" “Ne vizituam kalanë me familjen dhe nënën e bashkëshortit. Vajza jonë 8-vjeçare pa një kalë të lidhur dhe kërkoi ta prekte. Keli iu afrua bashkë me të, pa e ditur që pronari do të shfaqej i tërbuar, duke ulëritur që të mos e prekë kalin sepse acarohej. Burri im i tha qetë: ‘Mos u shqetëso, kam pasur kuaj, di...