Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Konkretisht: A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës. D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës. J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës. M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës. Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me...