Doni s’doni ju, revista ‘People’ zgjodhi këtë aktor si “burrin më seksi në botë”

Doni s’doni ju, revista ‘People’ zgjodhi këtë aktor si “burrin më seksi në botë”

Si cdo vit, kemi ‘burrin më seksi në botë’! Revista People, duke ndjekur një traditë të gjatë, ka zgjedhur “Burrin më Seksi” të këtij viti: është Jonathan Bailey, të paktën sipas revistës. Emri i tij u zbulua të hënën në mbrëmje, më 3 nëntor, në emisionin televiziv “The Tonight Show with Jimmy Fallon”. Karriera e aktorit 37-vjeçar britanik mori hov me rolin e tij në serialin televiziv ” Bridgerton” dhe vazhdoi të luante në filma të mëdhenj si “Jurassic World Rebirth”, “Wicked” dhe ne filmin “Wicked: For Good”. Një anëtar i hapur i komunitetit LGBTQI, ai ka gjithashtu role në serialet televizive me romancë gej “Fellow Travelers” dhe “Heartstopper”. Si e komentoi Bailey çmimin e tij? “Është një nder i madh. Natyrisht, jam jashtëzakonisht i...