Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Buffon “bekon” Spallettin te Juventusi: Zgjedhja më e mirë, Tudor nuk pati empati me drejtuesit
                            Gianluigi Buffon, kapiteni legjendar i Italisë dhe aktualisht shef i delegacionit të kombëtares axurre, foli mbi të ardhmen e tij, kombëtaren dhe Serie A. Ai tha se dëshiron të bëhet drejtues sportiv i një klubi, pa përjashtuar as Juventusin dhe kombëtaren, duke theksuar se duhet të marrë parasysh çdo mundësi profesionale. Buffon e vlerësoi Spallettin si zgjedhjen më të mirë për Juventusin, pas shkarkimit të Tudor: “Zgjedhja e Luciano mund të sjellë rezultatet që tifozët dhe klubi presin. Më vjen keq që nuk e pamë nga fillimi i sezonit, me përgatitjen dhe zgjedhjet e lojtarëve”. Për shkarkimin e Tudor, tha: “Me të duket se ka pasur një problem empatie me drejtuesit. Duke lexuar gazetat, kjo është ajo që ka dalë, por të vërtetën e di...