Shembet kullë mesjetare në Romë, humb jetën një punëtor! Nis hetimi për vrasje nga pakujdesia

Shembet kullë mesjetare në Romë, humb jetën një punëtor! Nis hetimi për vrasje nga pakujdesia

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Romë, ku pjesë e kullës mesjetare Torre dei Conti u shemb gjatë punimeve të restaurimit, duke shkaktuar vdekjen e një punëtori. Viktima, një 66-vjeçar me origjinë nga Rumania, u nxor nga rrënojat pas një operacioni shpëtimi që zgjati mbi njëmbëdhjetë orë, por ndërroi jetë pak pasi u dërgua në spital. Sipas autoriteteve italiane, punëtori kishte mbetur i bllokuar në një nga katet e sipërme të kullës dhe gjatë gjithë kohës së operacionit kishte mbajtur kontakt me ekipet e shpëtimit, të cilat arritën t’i siguronin oksigjen. Pak para se të nxirrej, ai kishte thënë me zë të dobët: “Bëni shpejt, nuk do të rezistoj më gjatë.” Gjatë shembjes së parë të strukturës, një tjetër punëtor 64-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa...